KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama përkrah Holland: “Jemi të gjithë francezë”
Obama përkrah Holland: "Jemi të gjithë francezë"

Obama përkrah Holland: “Jemi të gjithë francezë”

“Jemi të gjithë francezë”, u shpreh në gjuhën frënge, presidenti amerikan, Barack Obama në krah të homologut francez François Hollande, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë ditën e martë.
Njëmbëdhjetë ditë pas sulmeve më tragjike në Francë, presidenti Obama tha se SHBA-ja dhe Franca janë “të bashkuara” dhe “me solidaritet të plotë” në luftën kundër terrorizmit.
“Ne i duam francezët”, u shpreh Obama, duke kujtuar se Parisi mbetet tradicionalisht aleati më i vjetër i SHBA-së duke iu referuar Revolucionit Amerikan në fundin e shekullit XVIII mbështetur nga francezët, ndërkohë që Franca i ka qëndruar në krah SHBA-së gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001, me sloganin e famshëm “Ne jemi të gjithë amerikanë”.
Presidenti i SHBA-së u shpreh me bindje se qytetarët amerikanë nuk u tremben kërcënimeve terroriste, një ditë pas paralajmërimit global të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit mbi rreziqet e të udhëtuarit jashtë vendit.
Në këtë këndvështrim, presidenti Obama i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ndajë me SHBA-në informacionet që lidhen me pasagjerët e transportit ajror.