KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama planifikon samit global për refugjatët
Obama planifikon samit global për refugjatët

Obama planifikon samit global për refugjatët

Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon ta organizojë një samit global për refugjatët në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator. Për këto plane, zoti Obama ka biseduar në telefon me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Qëllimi i takimit të planifikuar është të “sigurohet përkushtim i ri dhe konkret për zgjerimin e mundësive për refugjatët në gjithë botën dhe mbështetje për shtetet në linjën e parë të frontit”, theksohet në lajmin e shpërndarë për media. Obama dhe Merkel janë të mendimit se një konferencë e donatorëve që do të mbahet muajin e ardhshëm në Londër, është mundësi për “nxitjen e përpjekjeve globale” për shqyrtimin e krizës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.