KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama premton trazicion të kujdeshëm, por vigjilent ndaj Trampit
Obama premton trazicion të kujdeshëm, por vigjilent ndaj Trampit

Obama premton trazicion të kujdeshëm, por vigjilent ndaj Trampit

Presidenti amerikan, Barack Obama dha lamtumirën e tij në skenën ndërkombëtare duke premtuar një tranzicion të kujdesshshëm, por vigjilent me pasardhësin e tij, Donald Trump, eksperienca e të cilit, personaliteti i vrazhdë dhe deklaratat tronditëse kanë ngjallur dyshime dhe shqetësim në botë. Presidenti amerikan, i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, theksoi se do të dëshironte të ishte pjesë e traditës amerikane duke refuzuar së kritikuari pasardhësin e tij, gjatë konferencës së fundit për shtyp jashtë vendit të mandatit të tij tetë vjeçar. Ai konfirmoi se do të lejonte pasardhësin të merrte qetësisht funksionet e tij, pa përjashtuar ndërhyrjet publike në të ardhmen nëse ai do të gjykonte se disa vlera themelore ishin kërcënuar. “Dua të jem i kujdesshëm për funksionin tim presidencial dhe t’i jap presidentit të zgjedhur mundësinë për të formuar ekipin dhe për të zbatuar politikën e tij”, theksoi Obama në përfundim të samitit të zonës së Azi Paqësorit. Presidenti amerikan kujtoi se paraardhësi i tij, Georges W. Bush ishte treguar pak më shumë elegant, kur i kishte dorëzuar Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.