KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Prishja e vetos, një precedent i rrezikshëm

Obama: Prishja e vetos, një precedent i rrezikshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Kongresi ka bërë “gabim” me prishjen e vetos së tij mbi ligjin që lejon veprime gjyqësore kundër Arabisë Saudite, për shkak të sulmeve të 11 shtatorit. Obama tha se ky veprim krijon një “precedent të rrezikshëm” për individët në të gjithë botën që të padisin Qeverinë amerikane. Kongresi, të mërkurën, ka prishur për herë të parë fuqinë e vetos së presidentit amerikan. Ligji, i njohur si Drejtësi kundër Sponsorëve të Terrorizmit, hap rrugën për familjet e viktimave që të padisin çdo anëtar të Qeverisë saudite, të dyshuar për rol në sulmet e 11 shtatorit, pasi u vërtetua se 15 nga 19 rrëmbyesit e aeroplanëve ishin sauditë. Senati ka votuar me 97 vota kundër vetos së Obamës dhe me vetëm një votë pro. Obama e argumentoi hedhjen poshtë të vetos së tij nga kongresi duke thënë se ky veprim tani mund të ekspozojë kompanitë amerikane, trupat dhe zyrtarët përballë padive të mundshme jashtë shtetit. Obama, gjatë dy mandateve të presidencës së tij, ka përdorur 12 herë të drejtën e vetos dhe kjo është hera e parë që kjo e drejtë i hidhet poshtë.