KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Provokimet e Koresë së Veriut do t’i sjellin edhe më shumë izolim vendit
EPA/MADE NAGI

Obama: Provokimet e Koresë së Veriut do t’i sjellin edhe më shumë izolim vendit

Presidenti amerikan, Barack Obama, paralajmëroi sot Korenë e Veriut se provokimet e saj nuk do të sjellin gjë tjetër vetëm se më shumë izolim. “Koreja e Veriut duhet të kuptoje se provokimet e saj vetëm sa do të përforcojnë izolimin e saj”, theksoi Barack Obama gjatë një fjalimi në mbledhjen e Kombeve të Azisë Juglindore në Laos. Ndërkaq më herët lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i kërkoi ushtrisë të vazhdoje zhvillimin e arsenalit bërthamor të vendit pas serisë së fundit të goditjeve me predha balistike të hënën.“Ai theksoi nevojën për të vazhduar në linjën e këtyre realizimeve mrekullibërëse duke përforcuar fuqinë bërthamore, hap pas hapi, në këtë vit historik”.