KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: SHBA duhet të tejkalojë ndarjet mes policisë dhe komuniteteve
obama

Obama: SHBA duhet të tejkalojë ndarjet mes policisë dhe komuniteteve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se SHBA-ja “nuk është as afër të qenët aty ku duhet të jetë” për të tejkaluar ndarjet midis policisë dhe komuniteteve që u shërben. Obama ka thënë se duhet bërë më shumë për të krijuar besim te afrikano-amerikanët dhe hispanikët se dhuna e policisë do të hetohet siç duhet. Ai i bëri këto komente në Uashington, pasi takoi aktivistë, politikanë dhe zyrtarë për sundimin e ligjit. Deklaratat e presidentit pasojnë vrasjen e dy afrikano-amerikanëve nga policia në Luizianë dhe Minesotë. Vrasjet kanë shkaktuar sulm hakmarrës nga një veteran afrikano-amerikan i ushtrisë, i cili ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar.