KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: SHBA-ja ka një detyrim moral që ta ndihmojë Laosin të shërojë plagët
EPA/MADE NAGI
EPA/MADE NAGI

Obama: SHBA-ja ka një detyrim moral që ta ndihmojë Laosin të shërojë plagët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Laos, deklaroi se vendi i tij në periudhën mes viteve 1964 dhe 1973 në Laos ka hedhur dy milionë ton bomba dhe se ky fakt është shumë pak i njohur mes amerikanëve. Obama po qëndron në kryeqytetin e Laosit, Vientian, ndërsa po mbahet Samiti i liderëve të Unionit të shteteve të Azisë Juglindore. Në cilësinë e presidentit të parë amerikan që ka vizituar këtë vend, Obama u tha zyrtarëve, biznesmenëve dhe studentëve të këtij vendi se ndihma për Laosin paraqet një detyrim moral për SHBA-të, duke premtuar ngjalljen e marrëdhënieve me këtë shtet të rëndësishëm strategjik. Ndërkaq, Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore dhe Kina miratuan një protokoll që synon parandalimin e përplasjeve në ujërat e diskutuar në Detin e Kinës Jugore. Nënshkrimi i “Kodit për Takime të pa Planifikuara në Det” në mbledhjen në Vientiane, Laos, erdhi pasi Filipinët paralajmëruan se Kina mund të jetë duke u përgatitur të ndërtoje ishuj të rinj.