KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: SHBA-të do të ndihmojnë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e grushtit të dështuar të shtetit
EPA/TOLGA BOZOGLU

Obama: SHBA-të do të ndihmojnë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e grushtit të dështuar të shtetit

Konflikti në Siri dhe lufta kundër shtetit islamik ka qënë fokusi kryesor i bisedimeve mes liderve botërore, të cilët u mblodhen në Kinë në takimin e G20-ës. Presidenti amerikan Barak Obama u takua këtë të dielë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, duke shënuar kështu të parin takim mes dy liderëve të zhvilluar pas grushtit të shtetit të dështuar që tronditi Turqinë në muajin korrik. Presidenti Amerikan e quajti tentativën për grusht shteti si të tmerrshme. Ai siguroi presidentin turk se ekipi i sigurisë kombëtare dhe Departamenti i drejtësisë do të siguronin se ata që janë përgjegjës për grushtin do të sillen para drejtësisë, duke iu referuar kërkesës së Turqisë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen të cilin autoritetet turke e konsiderojnë autor të pucit. SHBA-të aktualisht janë në proces vlerësim të provave të paraqitura nga Turqia në lidhje me Gylen. Kërkesat e Turqisë për esktradimin e Gylen kanë koinciduar me përplasjet mes forcave turke dhe kurdërve të mbështetur nga amerikanët në Siri. Pentagoni i ka mbështetur sulmet turke në Siri, por ka theksuar se ato duhet të shënjëstrojnë militantët e shtetit islamik. Turqia i ka përdorur operacionet ushtarake për të zmbrapsur kurdet e Sirisë të cilët i akuzon se po kërkojnë të pretendojnë më shumë territor. Obama e quajti Turqinë një aleat kyç në fushatën kundër shtetit Islamik dhe u shpreh se tashmë është koha për të përmbushur misionin e sigurimit të kufinjve turq me Sirinë. Që nga grushti i dështuar i shtetit. SHBA-të kanë qënë të alarmuara nga flirtimet diplomatike të Turqisë me Rusinë, e cila është mbështetesja kryesore e presidentin sirian Bashar Al Asad, ndërkohë që ka zbutur kërkesën për përjashtimin e Asadit nga tranzicioni politik në vendin e tij. Për presidentin turk, Erdogan, është e rëndësishme që SHBA-të dhe Turqia të përqafojnë një qëndrim të përbashkët ndaj terrorizmit. Duke iu referuar mbështetjes së ëashingtonit për kurdët, ai u shpreh se nuk ekzistojnë terroristë të mirë apo të keq pasi terrorizmi është e keqja kryesore që po kërcënon njerëzimin.