KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Sulmi në Dallas, ishte mizor
Obama: Sulmi në Dallas, ishte mizor
EPA/RALPH LAUER

Obama: Sulmi në Dallas, ishte mizor

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se sulmi fatal kundër oficerëve të policisë në Dallas, ishte akt “mizor , i llogaritur dhe i neveritshëm” dhe ai “nuk ka arsyetim të mundshëm”. Këto komente zoti Obama i ka bërë sot në Varshavë, ku merr pjesë në samitin dyditor të NATO-s. Pesë policë në Dallas janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajper gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga pjesëtarët e policisë në Minesota dhe Luizianë. Policia e Dallasit tha se mbrëmë vonë, së paku dy snajperistë kishin sulmuar “në stilin pritës” kundër oficerëve. Policia ka njoftuar se tre vetë janë në arrest, ndërsa personi i katërt i dyshuar kishte shkëmbyer të shtëna me pjesëtarët e rendit, në një garazh për parkim në qendër të qytetit. Mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari i katërt ka vdekur nga të shtënat e vetë-shkaktuara. Sulmi kundër policisë u bë gjatë protestave të mbrëmshme, kryesisht paqësore, në disa qytete në Shtetet e Bashkuara.