KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama takohet me Putin
obama takon putin
obama takon putin

Obama takohet me Putin

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin u takuan në Nju Jork. Në takimin që zgjati 90-minuta ata biseduan për gjendjen në Ukrainë dhe Siri. Obama dhe Putin arritën marrëveshje që zyrtarët ushtarakë të dy palëve të bisedojnë për shmangien e një përplasjeje rreth operacioneve në Siri dhe rolin e presidentit sirian, Bashar al Asad. Putini, i cili e vlerësoi takimin si shumë të dobishëm dhe të hapur, pas bisedës deklaroi se sipas tij ekziston baza e bashkepunimit për problemet mes tyre. “Rusia dhe SHBA-ja mund t’i koordinojnë sulmet ajrore me qëllim që të zgjidhet kriza në Siri”, theksoi Putin. Presidenti rus konfirmoi se nuk bëhet fjalë për operacionet tokësore të Rusisë në Siri. Obama dhe Putini në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, dolën me qëndrime të kundërta lidhur me rolin e presidentit Asad në vendosjen paqes në këtë rajon. Takimi i fundit Obama – Putin ishte mbajtur dy vjet më parë. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së ranë në nivelin më të ulët nga koha e Luftës së Ftohtë pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.