KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama takon në shtepinë e bardhe një 106-vjecare

Obama takon në shtepinë e bardhe një 106-vjecare

Dita e djeshme ka qënë shumë e vecantë për 106 vjecaren amerikane Virxhinia MekLorin, e cila ndërsa po vizitonte shtëpinë e bardhë, u surprizua aq shumë kur takoi presidentin Obama dhe zonjën e parë Mishel saqë filloi të kërcente nga gëzimi. “Eshtë një nder, është një nder”, tha ajo kur filloi të kërcente pasi i dha dorën presidentit. Ndërsa zonja e parë u shpreh se kur të rritej donte të ishte si Virxhinia. “Po, mund të jesh kështu”, iu përgjigj 106 vjecarja.

Zonja Meklorin tha që ishte shumë e lumtur që takoi presidentin e parë me ngjyrë të SHBA-ve dhe gruan e tij, ndërsa gjatë gjithë kohës mbante nga duart presidentin dhe zonjën e tij. Në vitin 2014, zonja Meklorin i kishte paraqitur një kërkesë Shtëpisë së Bardhë për të takuar Obamën dhe familjen e tij. Ajo e përsëriti kërkesën e saj përmes një video të publikuar në youtube në dhjetor të 2014-ës. Si pjesë e muajit të historisë me ngjyrë, Shtëpia e Bardhë organizon aktivitete për të perkujtuar afro-amerikanët e së shkuarës dhe të tashmes të cilët kanë bërë histori në SHBA.