KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Të rritet numri i pranimit të refugjatëve

Obama: Të rritet numri i pranimit të refugjatëve

Duke e titulluar krizën e refugjatëve si testim të kohës dhe testim për humanizmin e botës, Presidenti amerikan Barack Obama, ka keërkuar nga liderët në Samitin për Refugjatët në Kombet e Bashkuara, që të pranojnë më shumë refugjatë. Ky takim u zhvillua menjëhere pasi shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, miratuan Deklaratën e Refugjatëve, që i jep OKB-së edhe dy vjet kohë për të negociuar mbi strategjinë dhe detyrimet ndaj krizës së refugjatëve. Për këtë problem, Barack Obama njoftoi se ishte arritur një marrëveshje, e cila gjithashtu do t’i peshonte edhe Europës: “Më shumë se 50 vende që marrin pjesë në Samit do të dyfishojnë pritjen e refugjatëve vitin e ardhshëm. Dhe dyert duhet të vijojnë të qëndrojnë të hapura për 360 mijë njerëz”, tha Obama. Presidenti amerikan shtoi se “refugjatët janë një simptomë e dështimit, tensionit dhe persekutimit. Por si Shtete të Bashkuara jemi të vendosur të bëjmë pjesën tonë, duke rritur numrin e pranimit të refugjatëve”. Vendet organizuese të samitit gjithashtu kanë njoftuar se kanë programuar 3 miliardë dollarë fonde humanitare vitin e ardhshëm, si dhe angazhime për fonde të tjera në vitet e mëvonshme. Mbi 50 liderë botërorë kanë marrë pjese në Samitin e Obamas të martën.