KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama, thirrje amerikanëve të votojnë Clinton
Obama, thirrje amerikanëve të votojnë Clinton

Obama, thirrje amerikanëve të votojnë Clinton

Për presidentin Barack Obama vota e amerikaneve ‘pro’ Hillary Clinton si pasuesja e tij, do të shpëtojë botën nga një rrezik i madh, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë në një tubim elektoral në Karolinën e Veriut e cilësoi Donald Trump si një kërcënim real. “Në fund të fundit, askush nuk dëshiron edhe katër vite të tjera qeverisje nga Obama. Tani paramendoni se ç’mund të bëjë Donald Trump kur të ketë të drejtën në zyrën ovale për të shkelur kushtetutën”, tha Obama.
Edhe pse u tregua realist sa i përket kohës së gjatë që ai drejton vendin, Obama tha se Hillary Clinton është një tjetër demokrate, por më shumë ide të reja dhe me plane konkrete për Amerikën. Një sondazh i CNN e nxjerr me 5 pikë para Hillary Clinton , ndërsa një tjetër i gjigantit mediatik BBC me 3 pikë para. Ndërsa, ai tha se fati i botës është në duart e votuesve amerikanë, më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë theu heshtjen sa i përket hetimit të FBI-së që u bë publik më pak se 2 javë para datës finale të zgjedhjeve. Presidenti amerikan Obama shënjestroi kreun e FBI-së James Comey për hetimin e ri.  “U përpoqa shumë që mos duket se dua të ndërhyrj në këtë çështje. Por mendoj se është normë këtu tek ne që kur çelen hetime, nuk kalojnë në veprim me informacion të paplotë, nuk funksionojmë në bazë rrjedhjesh të të dhënave. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.