KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama: Vendimi për detin e Kinës Jugore duhet të diskutohet

Obama: Vendimi për detin e Kinës Jugore duhet të diskutohet

Presidenti amerikan, Barack Obama tha në samitin e vendeve të Azisë Juglindore që vendimi i një gjykate ndërkombëtare, sipas së cilës Kina nuk ka të drejtë për Detin e Kinës Jugore, ka nevojë të diskutohet. Në një takim me homologët e 10-të vendeve të organizatës së vendeve të Azisë Juglindore në Vientiane, Laos, Obama tha se “vendimi në fjalë ishte detyrues dhe mund të ndihmojë që të sqarohet e drejta detare në rajon”. “E kuptoj që kjo rrit tensionet, por mendoj se duhet të diskutojmë se si ne së bashku mund të ecim përpara në mënyrë konstruktive për të ulur tensionet dhe për të promovuar diplomaci dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai. Liderët e vendeve të Azisë Juglindore kanë shmangur deklaratat zyrtare lidhur me vendimin e 12 korrikut nga Gjykata e Arbitrazhit në Hagë, vendim të cilin Kina e konsideron të pavlefshëm.