KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama, vizitë në Mbretërinë e Bashkuar për Ditëlindjen e Mbretëreshës
obama dreke mbreteresha elizabet 90 vjetori i lindjes

Obama, vizitë në Mbretërinë e Bashkuar për Ditëlindjen e Mbretëreshës

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet ne nje vizite tre-ditore ne Mbreterine e Bashkuara, per te uruar Mbretereshen Elizabet personalisht per 90-vjetorin e saj, sic u shpreh ai. Mesditen e sotme, presidenti amerikan dhe Zonja e Pare, u priten nga Mbreteresha Elizabeta dhe Duka i Ediburgut ne Pallatin Uindsor, ku drekuan sebashku. Me pas, Presidenti Amerikan do te takohet per bisedime dypaleshe me kryeministrin Britanik Dejvid Kameron. Nderkohe, Duka dhe Dukesha e Kembrixh dhe Princi Herri do te shtrojne mbremjen e sotme nje darke per ciftin Obama. Vizita e presidentit amerikan ne Mbreterine e Bashkuar, pason viziten ne Arabine Saudite, ku ai diskutoi me Mbretin Selman mbi ceshtje qe perfshine Iranin, Sirine, Jemenin dhe luften kunder shtetit islamik. Ne 24 prill, Presidenti Obama do te jete ne Gjermani, ku do te marre pjese ne panairin Hanover Messe dhe do te zhvilloje bisedime me kancelaren Angela Merkel.