KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama, vizitë në Teatrin Shekspir gjatë qëndrimit të tij në Londër
obama teatri shekspir londer vizite

Obama, vizitë në Teatrin Shekspir gjatë qëndrimit të tij në Londër

Britania kujton sot nje nga shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave William Shekspirin, ne 400 vjetorin e vdekjes se tij, me aktivitete te shumta ne te gjithe vendin. Presidenti amerikan Barak Obama, i cili ndodhet ne Mbreterine e Bashkuar, e ka filluar diten e tij te fundit ne Londer me nje tur ne teatrin Glob, te themeluar nga kompania teatrore e shkrimtarit ne vitin 1599. Zoti Obama ndoqni nje performace te shkurter te Hamletit, ku u perfshi dhe monologu i famshem “te jesh apo te mos jesh”. Aktet u performuan nga nje kompani prej 16 pjestaresh, e cila ka ndermarre keto dy vitet e fundit nje tur ne 197 vende te botes. Presidenti amerikan e pershkroi performancen e tyre si te mrekullueshme. Gjate pjeses teatrale, Obama qendroi ne kembe dhe lekundej duke ndjekur muziken. Ndersa presidenti i SHBA-ve, vizitoi mjediset e teatrit, ai kaloi disa minuta duke pare strukturen e godines dhe pyetur mbi performancat. Nderkohe gjate mbremjes se djeshme, Presidenti amerikan dhe Zonja e pare Misheell ishin te ftuar per darke nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh dhe Princi Herri ne Pallatin Kesington. Per te nderuar mysafiret nga Amerika, Princi Xhorxh u lejua te rrinte zgjuar pak me shume se zakonisht. Ky fakt deshmohet edhe nga rrobdeshami qe kishte veshur Princi i vogel, i cili gjithashtu tregoi aftesite e tij per te kaleruar kalin e drunjte qe Presidenti Obama ia kishte bere dhurate kur lindi. Presidenti Obama dhe Zonja e tij, i dhuruan princit nje qen pellushi, te ngjashem me Bo-ne e familjes presidenciale.