KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama:Policia po përballet me sfida të cilat s’mund t’i përballoje vetëm
Obama:Policia po përballet me sfida të cilat s'mund t'i përballoje vetëm

Obama:Policia po përballet me sfida të cilat s’mund t’i përballoje vetëm

Presidenti amerikan Barak Obama u ka kërkuar forcave policore dhe komuniteteve të bashkohen, duke theksuar se nuk duhet të ekzistoje më shprehja “ne kundër tyre”. Në një takim televiziv mbi racat dhe policinë, presidenti amerikan u shpreh se nuk do të donte që brezi i ri të rritej duke menduar se nuk duhet të kenë besim tek policia, apo se policia qe po bën një punë të mirë të mendojë se kërcënohet jo vetëm nga kriminelët, por edhe nga mungesa e besimit në komunitet. Të pranishëm në takimin televiziv ishte edhe Dajmond Reinolds, e dashura e Filando Kastij që u vra nga policia në Minesota si edhe Kameron Stërling, djali i Alton Stërling, i cili u vra nga policia në Minesota, të cilët kërkuan ndihmën e presidentit për të sjellë ndryshime. “Nuk duhet të mbyllemi në vetvete por duhet të bashkohemi dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Obama, i cili u përpoq të vendoste ura në përçarjet mes policisë dhe komunitetit me ngjyrë. Ai shprehu solidaritetin e tij me viktimat e dhunës policore, por njëkohësisht pranoi faktin se policia po përballet me sfida të cilat s’mund t’i përballoje vetëm. “Nuk mund t’ia lëmë të gjithë barrën policisë. Kjo do të kërkoje investime në komunitet”, theksoi ai.