KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama:”Presidenti i ardhshëm nuk do të jetë aq ideologjik sa ç’e mendojnë, por për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë, do të jetë një udhëheqës pragmatist”
Obama:"Presidenti i ardhshëm nuk do të jetë aq ideologjik sa ç'e mendojnë, por për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë, do të jetë një udhëheqës pragmatist"

Obama:”Presidenti i ardhshëm nuk do të jetë aq ideologjik sa ç’e mendojnë, por për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë, do të jetë një udhëheqës pragmatist”

Presidenti Barack Obama tha se “batutat për televizion” jo gjithmonë janë të barazvlefshme me politika të shëndosha dhe se presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta shohe se Shtëpia e Bardhë “ka për ta ndryshuar rrënjësisht”. Presidenti Obama i bëri këto komente në konferencën e parë të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores së paparashikuar të Donald Trumpit. Presidenti Obama, tha se beson se presidenti i ardhshëm nuk është aq ideologjik sa ç’mendojnë njerëzit dhe se ai do të jetë një udhëheqës pragmatist, për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë.

Presidenti Obama tha se ai po largohet duke e lënë vendin në gjendje më të mirv se sa e gjeti kur erdhi në pushtet në vitin 2009, kur ekonomia rrezikohej nga depresioni me një “sërë rreziqesh që duheshin shuar”. Presidenti tha se ata që e kundërshtojnë Trump duhet të pranojnë se kjo është mënyra se si funksionon demokracia.