KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Obama:Putinit nuk mund t’i besohet për dhënien fund të konfliktit në Siri
EPA/SHAWN THEW

Obama:Putinit nuk mund t’i besohet për dhënien fund të konfliktit në Siri

Presidenti amerikan, Barak Obama vlerësoi suksesin e arritur nga trupat amerikane dhe ato ndërkombëtare kundër grupit militant, Shteti Islamik, por tërhoqi vërejtjen se përkrahësit e këtij grupi që veprojnë të vetëm do të vazhdojnë të jenë problem. “Jam i kënaqur me përparimin e arritur në terren në Irak dhe Siri, ndonëse ende jemi larg çlirimit të Mosulit dhe Rakës, dy qytete që mbahen nën kontroll nga shteti islamik në Siri dhe Irak, tha presidenti. Grupi i ka shtuar përpjekjet për të frymëzuar dhe organizuar sulme ndaj civilëve jashtë këtyre dy vendeve të Lindjes. Mundësia që sulmues të vetmuar apo grupe të vogla të kryejnë sulme për të vrarë njerëz është reale, vlerësoi ai. Rrjetet e Shtetit islamik janë më aktive në Evropë sesa në SHBA, por është e mundshme që edhe në Amerikë të ketë rrjete që mund të aktivizohen. Është e rëndësishme t’i shtojmë përpjekjet për të shkatërruar shtetin islamik. Por nuk jam i sigurt nëse Putinit dhe ruseve mund t’u besohet për t’i dhënë fund luftës në Siri, tha Obama.