KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OBSH: Mishi i përpunuar shkakton kancer
OBSH: Mishi i përpunuar shkakton kancer

OBSH: Mishi i përpunuar shkakton kancer

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi të hënën një deklaratë të fortë që besohet se do të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit të njerëzve. Sipas organit më të lartë botëror të shëndetësisë, ushqimi me mish të përpunuar, siç janë salçiçet, sallamet dhe proshutat, shkaktojë kancer. Sipas studimeve, vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë, që përkon me dy feta proshutë, e rritin rrezikun për kancer me 18 për qind. Kjo ndodh sepse mishi i përpunuar është modifikuar për ti rriur jetëgjatësinë dhe shijen duke i shtuar përbërës nga më të ndryshmit. OBSH-ja thotë se mishi i kuq në përgjithësi ka mundësi të shkaktojë të njëjtën sëmundje. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi kancerin me seli në Paris, pjesë e OBSH-se, bën të ditur se mishi i përpunuar në formë sallamesh, salçiçesh e proshutat hyn në listën e grupit 1, ku tashmë përfshihen kancerogjenet e forta si plutoni, cigaret, alkoli, azbesti dhe tymi i naftës.
Mishrat e kuq vendosen në grupin 2B si kancerogjenë “të mundshëm” . Raporti eshte hartuar mbi 800 studime për lidhjet mes ushqimit me mish dhe kancerit.