KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OBSH shpall emergjencën për virusin ZIKA
OBSH shpall emergjencën për virusin ZIKA

OBSH shpall emergjencën për virusin ZIKA

Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se virusi Zika ka arritur statusin e një emergjence botërore. Duke vendosur shpalljen e virusit të transmetuar nga mushkonjat si një emergjencë publike shëndetësore e shqetësimit ndërkombëtar, kjo organizate i hap rrugën përdorimit të më shumë fondeve, burimeve dhe kërkimeve shkencore në adresimin e sëmundjes përmasat e së cilës po rriten gjithnjë e më shumë.
Sipas drejtoreshës së përgjithshme të kësaj organizate, dyshohet për një lidhje të fortë mes virusit Zika dhe çrregullimeve të tjera neurologjike, megjithëse një gjë e tillë nuk është provuar akoma shkencërisht. Ajo theksoi se tashmë janë 25 vende të prekura nga virusi, i cili fillimisht u zbulua në Brazil, dhe tashmë është shpërndarë në Amerikën Qëndrore dhe Jugore. Shumë raste janë raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë prekur persona të cilët kanë udhëtuar në atë rajon.