KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OBSH: Urgjencë ndërkombëtare përhapja e virusit Zika
OBSH: Urgjencë ndërkombëtare përhapja e virusit Zika

OBSH: Urgjencë ndërkombëtare përhapja e virusit Zika

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli urgjencë ndërkombëtare përhapjen e virusit Zika në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut. Vendimi u rekomandua nga një komision ekspertësh të pavarur dhe shpallet nga agjencia e OKB-së në një kohë kur lindja e fëmijëve me defekte në kokë është përhapur me shpejtësi të madhe në Brazil. Shqetësues është fakti se ende nuk ka vaksinë, barna apo mënyra për ta diagnostikuar shpejt virusin. Autoritetet në Brazil u detyruan ta pranojen gjendjen e rëndë,  thanë se perhapja virusit nuk do të përbëjë problem për lojerat olimpike që do të mbahen në këtë vend në muajin gusht. Që nga 1 tetori i vitit të kaluar, më shumë se 4 mijë raste janë konfirmuar në Brazil. OBSH-ja ka paralajmëruar se rreth 3 deri në 4 milionë njerëz do të infektohen brenda këtij viti në Amerikën Qendrore dhe në atë Jugore.