KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OBT do të promovojë turizmin shqiptar
OBT do të ndihmojë Shqipërinë

OBT do të promovojë turizmin shqiptar

Organizata Botërore e Turizmit do të ndihmojë Shqipërinë për hartimin e planit kombëtar të turizmit. Kjo u bë e ditur pas takimit që Ministrja e Ekonomisë së Zhvillimit Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi pati me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Tabel Rifai. Biseda e tyre ka patur në fokus ide rreth zhvillimit të sotëm ekonomik të Shqipërisë, por veçanërisht zhvillimit të turizmit. Zoti Rifai ka premtuar mbështetjen për të bërë ndërgjegjësim në rang global të përpjekjes që po bën Shqipëria për të zhvilluar turizmin. Këtij synimi do t’i shërbejë edhe ndihma ndaj Shqipërisë  në drejtim të hartimit të llogarive kombëtare në fushën e Turizmit (Tourism Satellite Account). Ky ëshë një instrument i ri statistikor i projektuar për të matur ndikimin e turizmit në ekonominë e një vendi.