KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Oettinger: Masa financiare për mosrespektimin e rregullave në BE
oetinger

Oettinger: Masa financiare për mosrespektimin e rregullave në BE

Komisioneri evropian gjerman, Günther Oettinger u shpreh pro sanksioneve kundër Spanjës dhe Portugalisë për shkak të devijimit buxhetor në vitin 2015, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja popullore gjermane Bild. “Në vitin 2015 të dy shtetet nuk kanë mundur të përmbushin detyrimet buxhetore që ato vetë i kishin përcaktuar. Unë besoj se nëse Komisioni do të ruajë besueshmërinë në lidhje me respektimin e rregullave buxhetore, ne duhet të ndërmarrim sanksione kundër Spanjës dhe Portugalisë”, deklaroi për gazetën Oettinger, një konservator fanatik i ngjashëm me kancelaren gjermane Angela Merkel. “Duke marrë në konsideratë këtë situatë kur ne parashtrojmë rregulla të përbashkëta, ato duhet të respektohen në mënyrë rigoroze”, shtoi komisioneri evropian.