KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ohio, nisin zgjedhjet e parakohshme
ohio, zgjedhjet e hershme, parakohshme, shba, zgjedhjet presidenciale, trump, clinton

Ohio, nisin zgjedhjet e parakohshme

Edhe pse zgjedhjet e 8 nëntorit janë akoma larg, fletët e para të votimit janë hedhur në shtetin e Ohios të mërkurën, ku votohet për dy kanadidatët Hillary Clinton dhe Donald Trump. Në fakt zgjedhjet e hershme do të zhvillohen në 38 nga 50 shtetet amerikane gjatë këtij viti dhe për këtë ka pasur një nxitje të madhe nga të dyja partitë e mëdha që pretendojnë edhe kryesinë e Shtëpisë së Bardhë. Sipas sondazheve të fundit të kryera nga agjensia e lajmeve Reuters në bashkëpunim me agjensinë Ipsos, republikani Donald Trump ka humbur shumë terren në shtetet që ai ka nevojë të fitojë për të kapur presidencën. Kurse sa i përket demokrates Klinton, nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur një javë më parë, ajo kishte 99 përqind të shanseve për të fituar 270 votat e kolegjit elektoral, të nevojshme për tu bërë presidente e SHBA-së. Republikani Trump po përballet me pasojat e videos së publikuar pak dite më parë ku ai fliste në menyre denigruese për gratë dhe akuzat e publikuara nga New York Times për ngacmim seksual. Vetë republikani ka mohuar çdo gjë dhe ka dënuar të përditshmen amerikane që publikon sipas tij një artikull krejtësisht të rremë.