KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB – 8 mijë emigrantë në ditë drejt Evropës
OKB - 8 mijë emigrantë në ditë drejt Evropës

OKB – 8 mijë emigrantë në ditë drejt Evropës

Kriza me refugjatet në rrugët ballkanike ende vazhdon dhe lajmet nga mesdheu thonë se do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Dy tragete të vëna në dispozicion nga autoritetet greke transportuan rreth 3500 emigrantë nga ishulli Lesbos drejt Pireut. Ndërkohë që Greqia përballet me krizën më të thellë ekonomike, refugjatët e shumtë që zbarkojnë në ishujt e detit Egje e kanë rënduar infrastrukturën e kufizuar. Aspak më mirë paraqitet gjëndja edhe në Itali. Rojat bregdetare shpëtuan në 24 orët e fundit 1830 emigrantë në katër varka druri dhe 2 gomone. Të gjithë vinin nga brigjet e Libisë. Në opeacionet e shpëtimit morën pjesë edhe disa anije të marinës irlandeze që patrullojnë në Mesdhe. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Task tha se Turqia e ka paralajmëruar BE-në se miliona emigrantë të tjerë mund të largohen nga lufta civile në Siri. Task u tha ligjvënësve të BE-së se shifrat janë bazuar në vlerësimet e Turqisë e cila e ndjek nga afër gjëndjen në Siri. Miliona refugjatë dhe emigrantë ëndërrojne Evropen, tha zoti Task i cili shtoi se vendet përreth BE-së i shohin me admirim trazirat dhe krizën e shkaktuar nga vala refugjatëve , por nuk përmendi se cilat janë këto vende. Sipas agjensisë së refugjatëve të OKB-së, prurjet prej 8 mijë emigrantë në ditë drejt Evropës, janë vetëm maja e ajsbergut dhe agjensia ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës civile në Siri, gjë që do të parandalonte largimin e mëtejshëm të refugjatëve nga Siria