KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB akuzon sirinë se ka kryer një sulm të tretë me armë kimike vitin e shkuar

OKB akuzon sirinë se ka kryer një sulm të tretë me armë kimike vitin e shkuar

Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se forcat e qeverisë së Sirisë janë përgjegjëse për sulmin e tretë me gaz helmues. Një raport për këtë sulm i Kombeve të Bashkuara dhe i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, mbrëmë i është dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pritet që për këtë raport të ketë mosmarreveshje mes Rusisë dhe fuqive perëndimore lidhur me çështjen e përgjigjes ndaj këtij incidenti me armatim kimik të dokumentuar. Raporti fajëson forcat e qeverisë së Sirisë për sulm me përdorim të gazit helmues, me shume mundesi klor, në Kmenas të Idlibit, më 16 mars të këtij viti. Në një raport më të hershëm, organizata për ndalimin e armëve kimike akuzoi qeverinë siriane për dy sulme të tjera me armë kimike në vitin 2015. Qeveria siriane nuk ka komentuar këto raporte, por në raste të tjera ka mohuar gjithcka. Autoritetet në Damask ranë dakrod ne vitin 2013 që të shkatëronin armët kimike në kuadër të një pakti mes Moskës dhe Uashingtonit. Por sulmet e përsëritura me këto armë tregojnë qartësisht se Siria nuk ka respektuar marrëveshjen.