KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB do të rinisin dërgimin e kamioneve me ndihma në Siri
OKB do të rinisin dërgimin e kamioneve me ndihma në Siri

OKB do të rinisin dërgimin e kamioneve me ndihma në Siri

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e ndihmave në Siri. Dërgimi i tyre u ndërpre të hënën, pas sulmit vdekjeprurës mbi misionin e ndihmave. Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ndodhi pranë Alepos. “Kamionët tani do të kalojnë nëpër disa zona, por duke treguar me shume kujdes dhe maturi”, tha i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura. Ndërkaq 5 ton ndihma humanitare mes të cilave ilaçe dhe materiale të tjera mjeksore iu dorëzuan sot një spitali në Homs nga ushtria ruse. Spitali më parë kontrollohej nga rebelet por tani funksionin nën patronazhin e një kishe ortodokse. Fuqitë ndërkombëtare pritet të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se “e ardhmja e Sirisë është shumë e brishtë”.