KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB kritikon Hungarinë për migrantët
OKB kritikon Hungarinë për migrantët

OKB kritikon Hungarinë për migrantët

Rreth 1,300 migrantë janë të bllokuar në kufirin serbo-hungarez, kjo pasi Hungaria ka bllokuar hyrjen e tyre, thotë agjensia për refugjatë UNHCR.UNHCR ka kritikuar Hungarinë duke thënë se ky shtet ka vendosur 10 mijë policë dhe ushtarë përgjatë kufirit . Agjensia për refugjatë thotë se është e shqetësuar për shkak se migrantët më mënyrë të paligjshme, me forcë po detyrohen që të kthehen nga Hungaria për në Serbi. Sipas OKB-së, numri i migrantëve që kalojnë përgjatë shteteve të Ballkanit është rritur sërish. Hungaria ka nxjerr rregulla të reja për migrantët të cilët duhet me forcë të dëbohen për në Serbi. Qeveria serbe e ka akuzuar Hungarinë se me këto veprime, ka shkelur ligjet ndërkombëtare për migrantët. OKB ka thënë se rreth 800 migrantë po jetojnë nën qiellin e hapur në anën e kufirit të Serbisë.