KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB, Mogerini takon delegacionin kosovar
Mogherini takon delegacionin kosovar

OKB, Mogerini takon delegacionin kosovar

Mes takimeve të shumta që po mban delegacioni kosovar në selinë e OKB-së në Nju Jork, ishte dhe ai me shefen e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Federika Mogerini. Kryeministri Mustafa, ministri i jashtëm Thaçi dhe ai i integrimit evropian Çollaku, biseduan me zonjën Mogerini për vijimësinë e reformave të kërkuara nag Brukseli për nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes e stabilizim asocimit dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Në takim u fol edhe për vijimin e zbatimit të marreveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, në një kohe kur në Bruksel po mbahen takimet mes delegacioneve nga Prishtina e Beogradi lidhur me ngecjen e disa prej këtyre marrëveshjeve. Në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, delegacioni kosovar ka marrë pjesë edhe në një sërë forumesh dhe po lobon fort për anëtarësimin e Kosovës në UNESC-o.