KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB, Rama takohet me Cipras
rama takon tsipras kombet e bashkuara

OKB, Rama takohet me Cipras

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar për herë të parë homologun grek Aleksis Cipras. Takimi mes kryeministrave të dy vendeve fqinje, u zhvillua në selinë e OKB-së në Nju Jork. Ende nuk ka hollësi zyrtare për bisedën mes tyre, por media të ndryshme spekullojne me temat për të cilat mund të jetë biseduar, që nga ajo e emërtesave në pasaportat biometrike, çështja e kufirit ujor mes dy vendeve, apo kërkimet greke për naftë në Detin Jon. Zhvillimet intensive politike në Greqi gjatë muajve të fundit kanë ndikuar në vonesën e një takimi mes kryeministrave Rama dhe Cipras.