KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB, raporti: Vrasjet në Ukrainë, të pandëshkuara
ukraine

OKB, raporti: Vrasjet në Ukrainë, të pandëshkuara

Një raport i hartuar nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se ka pasur “përgjegjësi të kufizuar” në Ukrainën lindore për vrasjet arbitrare dhe torturat e kryera nga separtistët dhe ushtarët e Ukrainës. “Ndëshkimi për vrasjet mbetët i parealizuar, duke e minuar drejtësinë”, thuhet në raportin e publikuar nga Zyra e Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Raporti është mbështetur në hulumtimet për vrasjen e mbi 9400 personave në rajonin Donbas të Ukrainës qëkur kanë nisur luftimet, në vitin 2014 deri në majin e këtij viti. “Mbajtja e përgjegjësisë do të jetë thelbësore në krjimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë”, ka thënë komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein dhe ka shtuar: “Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur para, siç është treguar në tërësi dhe në mënyrë tragjike nga shtetet e tjera të cilat nuk janë përballur si duhet me krimet serioze ndërkombëtare dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”. Hetuesit e OKB-së kanë gjetur dëshmi të vrasjeve arbitrare nga separatistët që kanë përkrahjen e Rusisë, trupat dhe policia ukrainase dhe batalionet e luftetarëve vullnetarë. Raporti citon ekzekutimet e të burgosurve nga granatimet e zonave të civilëve duke përdorur sistem të pasaktë armatimi. Zyra e Komisioneres së OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se disa prej vrasjeve të civilëve mund të konsiderohen “krime lufte”. Ndonëse disa prej vrasjeve arbitrare janë ndjekur penalisht, kjo zyrë e OKB-së thotë se shumë nga hetimet për këto vrasje po vonohen apo kanë mbetur të pakryera. Raporti thotë se dëshmitë rreth vrasjeve në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Lluhanskut, duket të jenë bërë në mënyrë selektive ndërsa të dyshuarve nuk iu është garantuar proces i drejtë.