KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB: Regjimi i Al-Assad dhe ISIS kanë përdorur armë kimike në Siri

OKB: Regjimi i Al-Assad dhe ISIS kanë përdorur armë kimike në Siri

Një ekip ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara ka dalë në perfundimin se regjimi i Bashar Al Asad dhe militantët e shtetit islamik kanë ndërmarrë sulme kimike në Siri gjate viteve 2014 dhe 2015. Hetuesit ndërkombëtarë akuzojnë qeverinë siriane se ka përdorur gaz klorin gjatë dy sulmeve në dy fshatra në veriperendim të Idlibit si dhe luftetarët e ISIS se kanë përdorur gaz mustardë në një sulm në qytezën e Mareas, në veri të Alepos. Një vit më parë, Keshilli i sigurimit të OKB-s ngriti ekipin investigues për të gjetur përgjegjësit për sulmet kimike në Siri, dhe ky ekip hetoi nëntë raste në shtatë qytete ku besohej se ishin përdorur armë kimike. Paneli i hetuesve arriti të identifikonte përgjegjësit në tre sulme kimike, por nuk arriti të nxirrte përfundime në lidhje me gjashtë rastet e tjera. Ambasadorja e SHBA-ve në OKB Samanta Pauer i kërkoi këshillit të sigurisë të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve. “Është e rëndësishme që anëtarët e Keshillit të Sigurimit të bashkohen që të sigurojnë se do të ketë pasoja për ata që kanë përdorur armë kimike në Siri”, u shpreh ajo në një deklaratë për shtyp. Ndërkohë në Washington, zëdhënësi i Këshillit kombëtar të sigurisë, Ned Prinse, tha se tashmë është e pamundur të mohohet se regjimi sirian në mënyrë të përsëritur ka përdorur gaz klorin industrial si armë kundër popullit të tij. Këshilli i sigurimit të OKB-së pritet ta diskutoje raportin të marten e ardhshme, dhe mund të vendosë sanksione ndaj Sirisë ose t’i kërkojë Gjykatës ndërkombetare të Hagës ta marrë çështjen në shqyrtim si një krim lufte.