KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OKB shqetësohet për refugjatët afganë
OKB shqetësohet për refugjatët agfhanë

OKB shqetësohet për refugjatët afganë

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filipo Grandia, tha se afganët e zhvendosur ishin harruar plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare para se të mësynin drejt Evropës vitin e shkuar, në mënyrë masive. Gjatë një vizite që kreu në Iran, zoti Grandia tha se turneu i tij i parë në postin e ri, ishte i fokusuar te refugjatët afganë. “Refugjatët afganë, për fat të keq, ishin harruar e lënë pas dore”, tha ai para gazetarëve në Teheran, se bashku me zëvendësministrin e brendshëm iranian, Hossein Zolfagari. “Vetëm kur filluan të arrijnë në Evropë, bashkë me shumë refugjatë të tjerë, atëherë komuniteti ndërkombëtar papritmas i kujtoi”, shtoi ai. Sipas Kombeve të Bashkuara, janë afro 950 mijë shtetas afganë të regjistruar, që jetojnë në Iran. Nga ana tjetër, Ministria e brendshme e Iranit vlerëson se numri i përgjithshëm i afganëve në Iran është afro 3 milionë.