KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Olimpiket” e Microsoft-it
microsoft office, lajme teknologji, teknologji, te reja, konkurs, lojrat olimpike

“Olimpiket” e Microsoft-it

Në Florida të SHBA-së, mijëra kilometra larg Lojrave Olimpike në Rio, të rinj nga e gjithë bota mblidhen për konkursion vjetor për specialistë të programeve të Microsoft Office.

Ata konkurrojnë për medalje ari, argjendi dhe bronzi në programet Word, Excel dhe Power Point, dhe çmime deri në 7500 dollarë.

Konkurrentët, nga mosha 13 deri më 22 vjeç, vijnë nga 50 shete të botës. Sipas Craid Bushman, i cili është organizator që prej gjashtë vjetësh, thotë se shumë veta e quajnë këtë konkurs si “Lojrat Olimpike të peshkopëve”. Bushman është përgjegjës për marketingun në kompanine Certiport, e cila bashkë me Microsoft, organizojnë “olimpiadën” për programet e kësaj të fundit.

Ndryshe nga atletëtika dhe gjimnastika, të shkruash një dokument në Word nuk është një sport që tërheq spektatorë. Testimet bëhen në qetësi, dhe pjesëmarrësit ulen krah njëri-tjetrit përpara kompjuterave të tyre.

Për testin final, atyre iu jepet një dokument të cilin duhet ta ri-krijonë në gjuhën e vendit të tyre brenda një kohe prej 50 minutash, duke përdorur programet e Microsoft Office 2010 dhe 2013. Nuk ka spektatore apo juri. Kompjuteri i gjeneron vetë pikët finale, bazuar në saktësi dhe kohën e kryer.

Catalfu, fituesi 17-vjeçar u shpreh: “Nuk isha fare I sigurt nëse do të fitoja. Shpresoja shumë, por isha shume i emocionuar gjatë gjithë kohës dhe gjatë ndarjes së çmimeve”. Atij iu desh të krijontë një prezantim të ndërlikuar në Power Point për punishtet e verës.