KRYEFAQJA » LAJME » Oliver Ivanoviç: me apo pa vullnetin e Prishtinës, të krijohet Asosacioni i komunave serbe
ivanovic

Oliver Ivanoviç: me apo pa vullnetin e Prishtinës, të krijohet Asosacioni i komunave serbe

Lideri i Nismës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviç, i dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të fillojnë ta formojnë Asociacionin e komunave serbe, pasi sipas tij, shqiptarët do të zbuten vetëm kur ta kuptojnë se Asociacioni do të formohet me apo pa to. Sipas tij, është e qartë se Prishtina do ta zgjasë formimin e këtij Asociacioni, sepse kjo është tema më me rëndësi në axhendën e opozitës. “Mendoj se nuk ka arsye të presim për vullnetin e mirë të Prishtinës, sepse ky vullnet nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Prishtina vazhdimisht do të paraqesë kushte të reja për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar përmes një letre Ivanoviç, i cili po vuan dënimin me burg.