KRYEFAQJA » LAJME » Olta Xhaçka në lidhje me kuotat gjinore
olta xhacka, kuotat gjinore, listat shumeemerore

Olta Xhaçka në lidhje me kuotat gjinore

Punës së komisionit të reformës zgjedhore do ti shtohet edhe nisma ligjore e disa prej deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me kuotat gjinore. Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka njoftuar këtë nismë që synon disa ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim aplikimin e kuotave gjinore për listat shumëemerore në masen 50%.

Sipas deputetes Xhaçka rritja e përfaqësimit të grave në listat shumëemerore është një ndryshim i domosdoshëm në kushtet kur politika sot mbetet një prej fushave ku ka diferenca të ndjeshme e të dukshme gjinore.