KRYEFAQJA » LAJME » Onkologjia shqiptare në një epokë të re
Onkologjia shqiptare në një epokë të re

Onkologjia shqiptare në një epokë të re

Shërbimi Onkologjik Shqiptar ka hyrë në një epokë të re në trajtimin me rreze të tumoreve. Në QSUT me rastin e 4 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Kancerit është inaguruar reparti i ri i akseleratorit linear. “Eshtë një repart i standardeve më të larta europiane, që sjell shembullin e radhës në rrugën tonë shumë të mundimshme të rilindjes së shëndetësisë, ku ka ende shumë më shumë për të bërë, po ku reforma tërësore ka nisur të japë rezultatet e para inkurajuese” tha me këtë rast kryeministri Edi Rama i pranishëm në cermoninë e inagurimit.
Shqipëria renditet ndër vendet ku numri i pacientëve që vuajnë nga tumoret po rritet ndjeshëm. Çdo vit regjistrohen mbi 6 mijë të prekur, 4 mijë prej të cilëve në faza të avancuara të sëmundjes. Autoritetet shëndetësore vit pas viti kanë rritur investimet në përdorimin e teknologjive të reja dhe medikamenteve, por nevojat vazhdojnë të jenë më të mëdha. Të sëmurët me kancer dhe familjarëve të tyre, veç dëshpërimit për fatin e keq u shtohet edhe fatura e lartë financiare e mjekimit, e cili vetëm sa u zgjat pak jetën.