KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OPEK, takim për stabilitet.
OPEK, takim për stabilitet.

OPEK, takim për stabilitet.

Oganizata e vendeve eksportuese të naftes u mblodh në një takim në Kuvajt. Për tri ditë, ekspertë të industrisë së naftës e gazit dhe politikëbërës po diskutojnë për masat që mund të merren me qellim vendosjen e me tepër stabiliteti në tregun ndërkombëtar të nxjerrjes dhe tregtimit te naftës. Ky stabilitet sipas pjesëmarrësve do të ndikojë edhe në ruajtjen e çmimeve konstante. Në hapje të konferencës, sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut Abdalla Salem el Badri tha se ai shpreson që tregjet botërore të naftës në vitin 2016 të jenë më të qëndrueshme pas rënies së fortë gjatë këtij viti. Ai bëri thirrje për futjen e teknoogjive të përparuara edhe në sektorin e nxjerrjes së naftës e gazit.