KRYEFAQJA » LAJME » Bota » OPEK ul prodhimin duke synuar rritjen e çmimit të naftës

OPEK ul prodhimin duke synuar rritjen e çmimit të naftës

Vendet prodhuese të naftës arritën marrëveshje paraprake për të ulur prodhimin, për herë të parë në tetë vitet e fundit. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, e njohur si OPEK, është mbledhur në Algjeri për bisedime lidhur me çmimin e naftës në tregjet botërore dhe masat që duhen marrë për stabilizimin tij. Lajmi bëri që çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që është edhe pikë ndërkombëtare referimi, të rritet me gati 6 përqind, përkatësisht në 49 dollarë për fuçi. Hollesite e plota të marrëveshjes do të finalizohen në një takim formal të OPEK-ut në muajin nëntor. Vendet anëtare thanë se tregu i naftës është rrënuar nga mbifurnizimi. Si rrjedhim, çmimet kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2016, niveli më i ulët ky në gati 13 vjet. Me marrëveshjen e re, prodhimi do të biere me rreth 700,000 fuçi në ditë, edhe pse shkurtimet nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në gjithë OPEK-un. Irani do të lejohet ta rrisë prodhimin. Mospajtimet midis Iranit dhe rivalit të tij rajonal, Arabisë Saudite, kanë penguar përpjekjet e mëparshme për marrëveshje.