KRYEFAQJA » LAJME » Operacion antikanabis në Dukagjin
Operacion antikanabis në Dukagjin

Operacion antikanabis në Dukagjin

Të paktën 450 efektiva të policisë së Shkodrës, të FNSH dhe RENEA-s kanë nisur që prej mëngjesit të së martës një superoperacion në zonën e Dukagjinit, Shqipëria Veriore, për të asgjesuar parcelat me bimë narkotike, kryesisht kanabis sativa. Operacioni me emrin e koduar “Brashta” dhe që udhëhiqet nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, është përqëndruar në fshatrat Ndraj, Pylaj, Brashtë, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi. Në zonë janë angazhuar 70 mjete dhe një helikopter që vëzhgon nga ajri.  Sipas të dhënave nga vetë policia deri në mesditë janë asgjësuar  65 parcela me rreth 6 675 bime  narkotike. Ky është aksioni i dytë i madh në këtë zonë pas atij të organizuar egzaktësisht një vit më parë. Në atë kohë policia njoftoi se identifikoi dhe asgjesoi 86 930 rrënjë bimësh të dyshuar kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në 175 parcela.