KRYEFAQJA » LAJME » Operacion kundër produkteve të falsifikuara

Operacion kundër produkteve të falsifikuara

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit ka proceduar penalisht 26 persona 6 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë me akuzën e aktivitetit kriminal të prodhimit të produkteve ushqimore dhe pijeve të fallsifikuara. Operacioni u krye në 200 subjekte tregtare, persona fizikë, punishte dhe automjete. Ai ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar të koduar “Opsion 5” i cili ishte shtrirë në 82 shtete përfshi edhe Shqipërinë.