KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Operacioni anti-terrorist i policisë turke
Operacioni anti-terrosist i policisë turke

Operacioni anti-terrorist i policisë turke

Dhjetëra persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni anti-terrosist të policisë turke lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Ankara. Aksionet në Stamboll dhe Ankara po kryhen nga policia speciale për luftën kundër terrorizmit dhe shumë prej të arrestuarve janë anëtarë të partisë komuniste kurde të shpallur nga autoritetet si organizatë terroriste. Ndërkaq bilanci i viktimave të sulmit terrorist të së dielës në Turqi arriti në 37. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 nga të plagosurit vdiqën në spital nga plagët e rënda. Mbi 120 persona u plagosën në sulm.