KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni antikanabis në Krujë, Basha akuzon kreun e pushtetit lokal
Operacioni antikanabis në Krujë, Basha akuzon kreun e pushtetit lokal

Operacioni antikanabis në Krujë, Basha akuzon kreun e pushtetit lokal

Policia shqiptare ka ndërmarrë të premten pas dite një operacion antidrogë, njoftojnë burime të ndryshme mediatike. Sipas tyre zona e operacionit është në rrethinat e Krujës, mjaftë e përfolur kohët e fundit për mbjelljen e kanabisit. Burime jo zyrtare flasin për një rreth 1 ton drogë të kapur dhe gjashtë persona të arrestuar. Në operacion janë përfshirë dhjetra forca policie.
Ndërsa operacioni është duke u zhvilluar, kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në rrjete sociale. Ai ka akuzuar kreun e Bashkisë së Krujës si njeruin e implikuar në këtë aferë. “1.2 ton droge te Artur Bushit u kapen sot fale punes se perbashket te SHISH dhe Prokurorise. Pergezoj dhe falenderoj punonjesit me integritet dhe kurajo te ketyre dy institucioneve” shkruan zoti Basha.
Rreth kësaj ngjarjeje pritet njoftimi i policisë.