KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni “Fluturimi i lirë”, tre persona arrest me burg
“Fluturimi i lirë”, 14 persona në pranga

Operacioni “Fluturimi i lirë”, tre persona arrest me burg

Ndaj 3 prej 14 të ndaluarve të operacionit të koduar “Fluturimi i lirë” të zhvilluar dy ditë më parë në Itali e Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për arrestin me burg. Ata janë Sokol  Bruhamaj ( Lamaj), Neko Bruhamaj dhe Fatos Bruhamaj. Ata akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale me qëllim trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria drej Italisë. Hetimi ndaj tyre ka nisur  prej janarit 2014, ndërsa më 25 gusht 2015 në Brindizi u ndalua avioni i vogël i cili ishte ngarkuar me drogë në Vlorë.
Ndërkaq mediat kanën filluar të sjellin hollësi rreth ngjarjes. Duke ju referuar veçanërisht ndalimit edhe të një zyrtari të lartë të policisë lokale në Vlorë, gjithnjë e më shumë ato po hedhin hije dyshimi mbi përfshirjen të strukturave të ndryshme të policisë dhe të aviacionit civil. Opozita nga ana e saj po e përdor ngjarjen për të akuzuar qeverinë si frymëzuese dhe organizatore të trafikut ndërkombëtar të drogës. Qeveria dhe Ministria e Brendshme nuk u janë përgjigjur akuzave.