KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Operacioni kunder informalitetit, rritet me 50 per qind numri i kuponave
Rama: Shqipëria ka hyrë në një nivel të ri të ligjshmërisë ekonomike

Operacioni kunder informalitetit, rritet me 50 per qind numri i kuponave

Autoritetet shqiptare duket se jane optimiste per rezultatet e para te operacionit kunder informalitetit. Brisida Shehaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Dritan Ylli kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, dhane te shtunen detaje rreth 10 diteve te pare te kontrolleve. Sipas Shehajt “Deri tani janë kryer 13532 kontrolle në të gjithë vendin. 1490 subjekte janë gjobitur, 590 subjekte janë konfiskuar. Janë evidentuar 186 subjekte te paregjistruara”. Por shifrat me mbreselenese jane ato qe kane te bejne me perdorimin e kuponave. Sipas Drejtoreshes se Përgjithshme te Tatimeve “Nga 1 shtatori- 10 shtator u rritën 50 per qind numri i kuponave, pra 5.6 milionë kupona dhe rritje të xhiros vlerës së tatueshme në kasat e konsumit është 6.6 milionë dollarë”. “Kjo është një shifër shumë me mirë” tha Brisida Shehaj.
Per kreun e Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli ne 10 ditet e para te aksionit kunder informalitetit, jane kontrolluar “…13532 subjekte, ku 325 punonjës u gjeten në punë informale”. “Këta punonjës janë vendosur në skemën e sigurimeve” tha zoti Ylli. Sipas tij punonjës te palicencuar janë gjetur në 186 subjekte të paregjistruara, por edhe ne në subjekte të licencuara.
Zyrtaret e larte deklaruan se operacioni do te vazhdoje me me shume intensitet ditet e ardhshme.
Ne terren nderkohe shihen rradhe te gjata prane zyrave te Qendres Kombetare te Regjistrimit, ndersa shume biznese vazhdojne te mbajne te mbyllur dyert e tyre.
Perkunder qeverise qe po tregon kembengulje, opozita vazhdon ta konsideroje operacionin kunder informalitetit nje raprezalje vecanerisht ndaj biznesit te vogel dhe favorizim te biznesit prane qeverise.
Nderkaq specialitet e ekonomise vazhdojne te debatojne lidhur me menyren se si qeveria e majte e kryeministrit Rama po kerkon te zvogeloje informalitetin i cili mendohet se mund te jete ne nivelin e 60 per qind. Disa prej tyre mendojne se biznesi i vogel, vecanerisht ai familjar, per momentin eshte vene ne nje veshtiresi te pamerituar.
Kryeministri Rama nga ana e tij kembengul se lufta kunder informalitetit do te thote me shume te ardhura ne buxhet dhe me shume investime per popullaten.