KRYEFAQJA » LAJME » Operacioni ndërkombëtar “Riccio”, shkatërrohet një grup i fuqishëm i trafikut të drogës
Operacioni ndërkombëtar “Riccio”, shkatërrohet një grup i fuqishëm i trafikut të drogës

Operacioni ndërkombëtar “Riccio”, shkatërrohet një grup i fuqishëm i trafikut të drogës

Një operacion i përbashkët antidrogë midis Italisë, Spanjës Gjermanisë dhe Shqipërisë i ka dhënë goditje njërit prej grupeve më të fuqishme të trafikut të drogës. Deri më tani janë arrestuar 31 persona dhe janë sekuestruar 130 kg drogë të llojeve heroinë e kokainë dhe 1 milionë euro. Sipas mediave janë lëshuar 38 urdhër arreste për 31 shqiptarë, 5 maroken 2 tunizianë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Cipa gjatë një dalje për mediat u shpreh se operacioni ishte i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë Tiranë, Elbasan,Fier, Gramsh ku janë arrestuar 12 shtetas shqiptarë.
Hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës. Sipas hetimeve krahas shpërndarjes së drogës ata kishin për detyrë edhe të fusnin në kamion dhe autobus shumën e parave të siguruar nga shitja e lëndës narkotike dhe ti transportonin në Shqipëri.