KRYEFAQJA » LAJME » Opinioni tronditet nga vrasjet mafioze
Opinioni tronditet nga vrasjet mafioze

Opinioni tronditet nga vrasjet mafioze

Kronika e zezë e jetës shqiptare është pasuruar me një tjetër ngjarje të rëndë. Mbrëmjen e së premtes në autostradën Fier­Lushnje, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Policia ka identifikuar viktimën dhe të plagosurit. Pranë vendit të ngjarjes janë gjetur edhe dy makina të djegura, një armë zjarri e tipit kallashnikov, dy krehëra me fishekë, si dhe gëzhoja automatiku e pistolete. Një prej makinave të djegura dyshohet se mund të jetë e autorëve të krimit. Agjentët e antikrimit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja e së premtes ështe e katërta në rradhën e ditëve të fundit. Në fillim të vitit, në aksin Lezhë-Shkodër u vra në atentat një ish polic. Në Vlorë të mërkurën është vrarë një shtetas, i cili dyshohet se është viktimë e aferave të drogës. Ndërsa të enjten në Durrës një person është gjetur i vrarë me plumb në kokë, pasi më parë është lajmëruar se është rrëmbyer.  Ajo çfarë ka tërhequr vemendjen e këtyre ngarjeve është mënyra e kryerjes së tyre, që sipas pecialistëve janë tipike mafioze. Opozita u ka dhënë karakter politik, duke i cilësuar si ngjarje që kanë lidhje me ministrin e brendshëm Tahiri, akuza që janë hedhur poshtë si shpifje.