KRYEFAQJA » LAJME » Opozita akuza ministrit të brendshëm Tahiri
Tahiri: Policia nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin!

Opozita akuza ministrit të brendshëm Tahiri

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri vazhdon të kryqëzohet çdo ditë nga opozita e djathtë. Në dalje të njëpasnjëshme të të zyrtarëve të lartë të PD, ish ministrit të rendit Flamur Noka dhe ish ministrit të drejtësis Enkelejd Alibej, zoti Tahiri u akuzua se kishte lejuar arratisjen nga Shqipëria të një personi shumë të kërkuar nga drejtësia si dhe kishte kryer përgjime të jashtëligjshme. Opozita lajmëroi se do ti kërkojë spjegime ministrit lidhur me këto ngajrje. “Nesër Komisionit të Sigurisë Kombëtare do t’i kërkohet zyrtarisht thërritja e Sajmir Tahirit, Haki Çakos si dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të SHISH për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë skandal politik që përveç tjerave kompromenton rëndë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit” tha ish ministri dhe deputeti aktual i PD Flamur Noka.
Vetë zoti Tahiri ka reaguar shumë qetësisht. “Tanime Fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës. Faleminderit SHQUP-it që ma kujton, pa kursyer dhe të dielën” shkruan ai në Fejsbuk.