KRYEFAQJA » LAJME » Opozita braktis parlamentin duke kërkuar dekriminalizimin, maxhoranca e konsideron fantazi
Meta: Ne, Kuvendi i Reformës në Drejtësi; Basha: Ta shpërbëjmë Kuvendin e kapur peng nga krimi

Opozita braktis parlamentin duke kërkuar dekriminalizimin, maxhoranca e konsideron fantazi

Opozita ka braktisur të enjten sallën e parlamentit, derisa sipas saj mazhoranca ti kthejë legjitimin këtij institucioni. Më parë në kalendarin e punimeve ishin futur kërkesat gati ultimative të opozitës, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, si dhe projektligji për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të Kuvendit. Braktisjen e sallës opozita e ndërmori pasi ish kryeministri Sali Berisha në një fjalim me tone të ashpra tha se PS është një rrezik i madh kombëtar. “Nuk do të jemi sot në sallë derisa kjo mazhorancë të reflektojë për gjithçka thashë më lart dhe ti kthejë legjitimin kësaj salle dhe këtij parlamenti” tha nga ana e tij kreu u grupit parlamentar demokrat Edi Paloka pas një fjalimi të gjatë.Por kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se maxhoranca është treguar serioze dhe luajale në zbatimin e marrëveshjes politike të 24 dhjetorit 2014. “Ky nuk është shkak, por sebep. Ne nuk jemi këtu që të zbatojmë axhendën tuaj politike dhe as të caktojmë se kush duhet të jetë kauza juaj” u tha zoti Ruçi deputetëve të opozitës që po largoheshin nga salla.
Kryeminstri socialist Edi Rama, nga ana e tij hodhi poshtë pretendimet e opozitës. “Ata ikin sepse në këtë Parlament dhe në anën e majtë të tij nuk ka asnjë person me rekorde kriminale. Ata ikin sepse ligji më ekstrem unikal në planet, i kaluar edhe me bekimin tonë për të ashtuquajturin dekriminalizimin të Parlamentit dhe politikës nuk arrin dot të zbulojë asgjë. Dhe gjithë ajo seancë absurde, 48 orë marrëzi, negociata të mbyllura 6 herë e rihapura 6 herë, për të çuar në ekstrem një formular qesharak ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin vetëm pjellë e fantazisë së një propagande të shthurur që prodhon çdo ditë fakte të rreme” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist u ndal edhe në një tjetër fron të luftës së opozitës ndaj qeverisë. “Koncesionet e qeverisë së vjetër ishin para që merreshin qytetarëvë për shërbime prej të cilave përfitonin privatët. Ndërsa PPT-tona janë para që investohen nga privatët për shërbime që i përfitojnë qytetarët” tha zoti Rama.